Xavi e ka në planet e tij, Barcelona pret për firmën me Dembele

Xavi Hernandez kërkon të blindojë Ousmane Dembele. Trajneri i ri i Barcelonës, i cili zëvendësoi Roland Koeman e shkarkuar një muaj më parë, i ka bërë të ditur drejtuesve kërkesën e tij për ta mbajtur.

Dembele ndihet i entuziazmuar për ardhjen e tij në stolin e Barcelonës dhe një firmë prej tij mund të vijë shumë shpejt.

Në prezantimin si trajner i skuadrës, Xavi theksoi nevojën që ka për 24-vjeçarin duke thënë se nëse vazhdon të punojë do të bëhet më i miri në botë në rolin e tij.

Anësori francez prej vitesh po vuan nga dëmtimet e shpeshta, që e kanë penguar vazhdimësinë e tij me klubin katalanas. Për Xavin ai shihet element i rëndësishëm në projektin e tij. / oversport.tv