Xavi: Ëndrra ime është të drejtoj Barcelonën, nuk jam fshehur kurrë

Në një intervistë të dhënë për “20 minutos”, Xavi tregon edhe njëherë ëndrrën e tij të madhe.

“Kam dëshirë që të trajnoj Barcelonën. Nuk e kam fshehur kurrë, është objektivi im, është ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo.

Për momentin jam i lumtur që jam trajner i Al-Sadd dhe jam shumë krenar për këtë aventurë në Katar. Nëse do të vijë një ofertë do të vlerësohet me qetësi dhe më pas do të vendos, por për momentin jam i lumtur këtu”, ka thënë ish-lojtari i skuadrës blaugrana.

Emri i Xavit është përmendur si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar teknikun Koeman në krye të pankinës së Barcelonës, por për momentin presidenti Laporta vazhdon të besojë tek tekniku holandez. / Oversport.tv