Xavi: Është e vështirë dhe duhet durim, jemi në epokën post Messi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Rayo Vallecano dhe ka sqaruar vështirësitë që po has skuadra këtë sezon:

“Jemi në erën post Messi dhe duhet të kemi shumë durim, sepse është një situatë shumë e komplikuar. Leo ishte një lojtar që të bënte të fitoje ndeshjet.

Jam ndër të parët që ëndërroja të fitonim një titull këtë sezon, por nuk kemi mundësi ta bëjmë realitet. Vitin tjetër do të përforcohemi, por duhet të jemi realistë.

Gjatë viteve të kaluara të gjithë thoshin’ kur do të vijë koha post Messi, kur do të vijë…Erdhi dhe mund të them që nuk është aspak e lehtë”, ka thënë ndër të tjera Xavi. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter