Xavi: Jemi të mërzitur, çdo javë kemi nga një problem serioz

Barcelona po përjeton një nga sezonet më të vështira në 20 vitet e fundit dhe këtë gjë e tregojnë shumë mirë rezultatet që skuadra po merr në fushën e blertë.

Por, katalanasit janë edhe shumë të pafat këtë sezon, pasi kanë shumë lojtarë të dëmtuar. Trajneri Xavi ka folur në konferencën për shtyp për ndalesën e radhës së Ansu Fati, që u dëmtuan në sfidën e Kupës së Mbretit.

“Jemi të shkatërruar dhe të trishtuar. Dëmtimet janë pjesë e futbollit, por çdo javë po na ndodhin probleme shumë të mëdha. Gjithsesi duhet të jemi të fortë dhe të vazhdojmë përpara”, ka thënë trajneri i Barcelonës. / Oversport.tv