Xavi ka bindur drejtuesit e Barcelonës, vijnë sinjale pozitive për rinovimin

Puna e bërë nga Xavi në një vit e gjysmë te Barcelona duket se i ka kënaqur drejtuesit katalanas të cilët po mendojnë t’i rinovojnë kontratën. Sinjalet kanë ardhur nga vetë drejtori sportiv i Barcelonës, Jordi Cruyff i cili komentoi në një intervistë për “Mundo Deportivo” punën e bërë deri më tani nga Xavi.

“Xavi e njeh shumë mirë Barçën dhe ai ka kërkuar më shumë se kushdo tjetër që të ketë qetësi pasi jemi vetëm në gjysmë të sezonit. Kur të vijë koha për të folur do të flasim. Jemi qartësisht shumë të lumtur nga ai, por ndonjëherë njerëzit harrojnë.

Skuadra ka ndryshuar shumë dhe nevojitet kohë për të integruar lojtarë të rinj në një klub special. Dhe bazuar në këtë aspekt, ai është duke bërë një punë të mirë. Në përgjithësi Barcelona e ka mbyllur pozitivisht periudhën para ndalesës.

Pavarësisht eliminimit nga Champions League, gjërat në LaLiga kanë funksionuar. Sigurisht që gjithmonë mund të përmirësohesh, por mendoj se njerëzit duhet të jenë të kënaqur pasi kemi arritur stabilitetin dhe duam të ecim në këtë rrugë”, u shpreh Jordi Cruyff. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter