Xavi kërkon një sulmues, Morata mbetet bomberi i preferuar

Që kur ka ardhur Xavi, loja e Barcelonës është përmirësuar ndjeshëm, ndonëse vazhdojnë që të mungojnë golat. Skuadra blaugrana ka shënuar vetëm 13 gola në 10 ndeshjet e fundit zyrtare që ka zhvilluar.

Duket qartë nevoja e një bomberi në skuadër dhe drejtuesit e klubit duan që ta sjellin që në merkaton e janarit. “Xavi insiston për Moratën” është titulli kryesor i të përditshmes “Sport” ditën e sotme.

Pavarësisht fjalëve të Allegrit, sulmuesi i Juventusit ka lënë të kuptohet se do të transferohej me shumë dëshirë tek skuadra blaugrana.

Problemi kryesor lidhet me pagën, por Barcelona ka siguruar Xavin se me largimin e Coutinhos ose Umtitit ky problem do të zgjidhej. / Oversport.tv