Xavi kthehet në Barcelonë: Një ëndërr që bëhet realitet

Në Barcelonë sot është dita e Xavi Hernandezit. Djaloshi i artë kthehet në shtëpi për të ringritur skuadrën blaugrana, që po kalon një krizë rezultatesh. Para prezantimit zyrtar, ish-mesfushori ka folur për kanalet zyrtare të klubit:

“Është një ëndërr që bëhet realitet. Në vitin 2015 u largova, por ëndrra ime ishte që të kthehesha dhe tani e bëj me përgjegjësi të madhe dhe me shumë entuziazëm.

Duhet të punojmë fort, kjo është shtëpia ime dhe ndonëse është një moment i vështirë, ndihem i përgatitur. ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Dua që të jemi gjithmonë protagonistë, të mbajmë topin, të krijojmë raste”.

“Është një avantazh fakti që njoh klubin. Do të ketë momente të vështira, por duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të gjithë në të njëjtin drejtim.

Duhet të qëndrojmë të bashkuar derisa Barca të rikthehet të fitojë tituj. Më pëlqejnë sfidat. Një nga objektivat është që të kënaqemi në fushën e blertë”, ka përfunduar Xavi. / Oversport.tv