Xavi me pushtet të plotë, do të bëjë edhe merkaton te Barcelona

Xavi Hernandez nuk do të jetë vetëm trajner i skuadrës së Barcelonës, por do të ketë edhe pushtet të plotë në aspektin sportiv. Joan Laporta dhe drejtuesit e klubit besojnë verbërisht tek puna e tij dhe te njohuritë që ka për futbollin.

Xavi do të jetë një trajner me stilin e trajnerëve në Angli që merren edhe me merkaton dhe quhen menaxherë.

E thënë ndryshe, ai do të vendosë për mënyrën e lojës së skuadrës (rregullat, stilin dhe skemën), do të merret me departamentet e tjera si ai mjekësor, por do të ketë zë edhe në transfertat e futbollistëve.

Në këtë mënyrë, mesfushori do të ketë një rol të rëndësishëm në funksionet që deri tani i kishte Ramon Planes.  Sigurisht që edhe Xavi do të ketë njerëzit e tij të besueshëm në punë si Jord Cruyff, drejtori aktual.

Xavi do të ketë pushtet të plotë dhe emra të rëndësishëm përreth tij për projektin që ka nisur për të rindërtuar Barcelonën. / oversport.tv