Sergi Barjuan është zyrtarizuar përkohësisht si trajner te Barcelona, ndërkohë që klubi i madh spanjoll po pret nga Katari legjendën e tyre, Xavi Hernandez.
Sot trajneri i Al Sadd është ngacmuar në konferencë për shtyp në lidhje me zërat që e çojnë te Barcelona dhe përgjigja e tij ka qenë diplomatike.
“Aktualisht jam i fokusuar te puna ime me Al Sadd, nuk dua të flas për asgjë tjetër”, është shprehur Xavi, ndërkohë që në Spanjë raportojnë se marrëveshja është arritur.
Spanjolli duhet të prishë kontratën me Al Sadd dhe kjo besohet se do të ndodhë së shpejti.
Xavi raportohet se do të debutojë në krye të Barcelonës më 6 nëntor, në duelin kundër Celta Vigo. / oversport.tv
💬 Xavi on rumors linking him to Barcelona: "I am currently focused on my work with Al Sadd, I won't speak about anything else." #FCB #FCBarcelona pic.twitter.com/I6YbCjEfp3
— Walid Ziani (@bylka613_) October 28, 2021