Xavi piketon transferimin e parë, kërkon të kthejë në Spanjë një sulmues

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi duket se ka bërë kërkesën e tij të parë për merkaton. Ai po kërkon disa përforcime në merkaton e janarit. Megjithatë, për teknikun e ri, nevoja më emergjentë është për repartin e sulmit.

Në krye të listës së dëshirave për janarin, sipas El Nacional është sulmuesi Cedric Bakambu. Sulmuesi nga Kongo po luan aktualisht në Superligën kineze me ekipin e Beijing Guoan. Kontrata e tij përfundon në fund të vitit dhe ai do të ishte një trasnferim me kosto të ulët për katalanasit që ndodhet në vështirësi ekonomike.

Barcelona është hedhur në kërkim të një sulmuesi pas problemeve kardiake që Aguero shfaqi kohët e fundit. Sulmuesi argjentinas do të mungojë për të paktën tre muaj dhe nevoja për një sulmues të ri në ekipin e Xavit është emergjente. /oversport.tv