Xavi shuan zërat e merkatos: Dembele ka kërkuar rinovimin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dhënë konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës kundër Villarreal. Ai komentoi mbi shumë situata të ndodhura në klub, ku u ndal edhe te rinovimi i Ousmane Dembele.

Tekniku spanjoll, i qetësoi tifozët katalanas dhe tha se Dembele i ka kërkuar atij të qëndrojë te Barcelona dhe të rinovojë kontratën. Gjithashtu ai foli mbi ndeshjen e radhës dhe situatën e Ansu Fatit.

“Villarreal është një rival i fortë, ne do të përballemi me një ekip që pëlqen të sulmojë dhe të mbajë topin, të përgatitur nga një trajner i madh. Duke fituar çdo ndeshje bëhet themelore në këtë moment emergjence. Ne jemi Barcelona dhe duhet të synojmë gjithmonë përsosmërinë, personalisht jam i kënaqur me punën që po bën ekipi.

Ansu Fati po bën mirë, shpresoj ta kem në dispozicion në Mynih. Dembele një ditë më parë bëri një përpjekje titanike. Unë fola me të dhe i thashë se kam besim tek ai, për cilësitë që ka për të tashmen dhe për të ardhmen. Ousmane u përgjigj se është i lumtur këtu dhe se shpreson të rinovojë kontratën që skadon në qershor. Gjithçka varet nga ai dhe klubi”. /oversport.tv