Xavi si trajner afatgjatë i Barcelonës, nuk ka dyshime për rinovimin e kontratës

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafes, trajneri i katalanasve Xavi Hernandez hodhi poshtë çdo dyshim për rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për të kuptuar njëri-tjetrin, por së pari duhet të fitojmë këtë kampionat, në të cilin kemi bërë mjaft mirë deri më tani”, tha tekniku spanjoll.

“Jam shumë i lumtur që Barcelona po e vlerëson punën time. Ka bisedime të vazhdueshme me presidentin, me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff”, e mbylli fjalën e tij Xavi.

Kujtojmë se Barcelona nuk garon në Kupat e Europës, por po zhvillon një sezon fantastik në LaLiga, ku ndodhet në vendin e parë të renditjes, ku ka një diferencë prej 13 pikësh nga Real Madrid i vendit të dytë. /oversport.tv