Xavi u takua me Haaland? Përgjigje me “kode” e trajnerit të Barçës

Barcelona është futur në garë për Erling Haaland. Nëse para disa vitesh kishim dyshime për përshtatjen e stilit të tij të lojës me atë të katalanasve, tani situata është tjetër.

Haaland është konfirmuar se futbollist në arenën ndërkombëtare dhe nga Borussia Dortmund mund ta marrin në verë për 75 milionë euro.

Para pak ditësh mediat në Spanjë zbuluan se të martën vetë trajneri Xavi Hernandez ka qenë në Gjermani dhe e ka takuar personalisht sulmuesin norvegjez.

Tekniku është ngacmuar në lidhje me këtë çështje në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Elche në transfertë.

“Nuk mund t’ju jap detaje… Ne punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Kur gjërat mund të njoftohen, do e bëjmë, siç vepruam Pablo Torre, i cili është një transferim i shkëlqyer”, tha Xavi. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter