Taulant Xhaka ka dalë hapur kundër trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edy Reja. Mesfushori kuqezi tha se nuk ka qënë kurrë kundër ardhjes në kombëtare por kushtet fizike ku ai ndodhet nuk ja lejojnë diçka të tillë.
Ai tha se këtë gjë ja ka komunikuar edhe Ervin Bulkut: “Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar Kombëtaren! I kam thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe eshtë 100% në formë.
Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vertetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”. / oversport.tv