Në Azerbajxhan e bëjnë fakt të kryer, Redon Xhixha do të jetë futbollisti më i ri i Qarabagut. Mediat në Azerbajxhan kanë publikuar lajmin se palët kanë arritur marrëveshjen dhe ai do të jetë goditja e dytë në merkato për Qarabagun.
Prej kohësh në tribunat e Tiranës kanë qenë drejtues të ndryshëm që kanë ndjekur nga afër Xhixhën. Mesa duket këtë betejë e ka fituar skuadra e Qarabag që shumë shpejt pritet të firmosë kontratën me 24-vjeçarin. Qarabag ka arritur një marrëveshje me Tiranën, ku nga shitja e sulmuesit do të përfitojë 550 mijë euro.
Me shumë mundësi, sfida e sotme ndaj Bylisit ka qenë e fundit me fanellën e Tiranës për Redon Xhixhën. Ai do të vazhdojë karrierën e tij në Azerbajxhan, ku me klubin e Qarabag më parë ka qenë pjesë edhe një tjetër ish-lojtar i Kombëtares, Ansi Agolli. Xhixha aktualisht është golashënuesi më i mirë i “Abissnet Superiore” me 11 gola të realizuar. /oversport.tv