Xhixha gjykohet nga shqiptarët, arbitrat kuqezi vendosin drejtësi në Champions League

Gjyqtarët shqiptarë po fitojnë gjithmon e më shumë terren për të arbitriuar në arenën ndërkombëtare. Rasti i radhës do të jetë në kualifikueset e Champions League ku sfida e kthimit mes Qarabagut të Redon Xhixhës dhe Lincoln Red Imps do të gjykohet nga një skuadër shqiptare.

Kështu më 19 korrik, të mërkurën Eldorian Hamiti do të sinjalizojë startin e takimit në “Baku Olympic Stadium”. Hamiti do të jetë arbitri kryesor i këtij takimi, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Ani Koçiaj.

Gjyqtar i katërt do të jetë Kreshnik Cjapi, ndërsa në VAR Kreshnik Barjamaj. Kujtojmë që sfida e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Qarabag, ku arriti të gjente rrugën e rrjetës edhe Redon Xhixha. /oversport.tv