Xhixha i jep lamtumirën Tiranës: Erdha i thjeshtë dhe po largohem si kampion

“Faleminderit Tirona”. Me këto fjalë ka nisur falënderimi që Redon Xhixha ka bërë për të gjithë klubin bardheblu dhe për vitet që ai ka kaluar duke veshur atë fanellë.

Goleadori i ka dhënë lamtumirën Tiranës pas 1 viti e gjysmë, ndërsa ka publikuar një shkrim të gjatë në rrjetet sociale ku i ka dedikuar disa fjalë zemre. “Erdha i thjeshtë dhe po largohem si kampion”, shkruhej ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga Redon Xhixha.

Sulmuesi Laçian i cili shpenzoi 1 sezon e gjysmë me fanellën bardheblu është larguar në drejtim të Azerbajxhanit ku do të vazhdojë aventurën e tij me skuadrën e Qarabag. Me anë të postimit të publikuar Xhixha nuk la pa falenderuar të gjithë lojtarët e Tiranës, stafin, presidentin, si dhe tifozerinë e klubit bardheblu.

POSTIMI I PLOTË

“Faleminderit Tirona! Ishte kenaqesi, nder dhe krenari te luaja per ekipin me historik dhe me te titulluar ne Shqiperi. Te vishja fanellen me te bukur, ate bardhe e blu ishte ndjesi e vecante per mua. Erdha i thjeshte dhe po largohem si kampion. Një pjese e zemres time do jete gjithmone aty me ju.

Dua te falenderoj presidentin dhe trajnerin bashke me stafin per mundesine, perkushtimin dhe durimin qe treguan tek une.

Dua te falenderoj te gjithe cunat qe kam luajtur per 1 vit e gjys dhe qe kemi ndare bashke gezime dhe merzitje.

Nuk mund te le pa permendur dhe tifozerine me te flakte qe na kane mbeshtetur ne cdo ndeshje ne fitore dhe ne humbje.

Shpresoj qe rruget tona te bashkohen perseri nje dite. Mirupafshim Tirone”, shkruhej në postimin e Redon Xhixhës. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Redon Xhixha (@redon_xhixha9)