Xhixha “Topi i Artë” i Abissnet Superiore, lë pas Skukën dhe Mazrekajn

Redon Xhixha ikën si “Topi i Artë” i “Abissnet Superiore”. Oversport ka mësuar se sulmuesi i transferuar drejt Azerbajxhanit do të shpallet si “Topi i Artë” në ceremoninë vjetore të organizuar nga FSHF këtë të premte. Në bazë të vlerësimit të gazetarëve në redaksitë sportive, por jo vetëm edhe pjesë së aktorëve në futbollin shqiptar, si trajnerë dhe kapitenë, Xhixha është vlerësuar me trofeun prestigjioz.

Një vlerësim personal që i shtohet sulmuesit, i sapo larguar nga Tirana, në kuotën e 11 golavve të shënuar në krye të listës së shënuesve të kampionatit. Jo vetëm kaq, por peshë kryesore për këtë trofe ka edhe ecuria e mirë dhe forma e treguar nga janari në maj me bardheblutë, duke shënuar edhe pesë gola të tjerë.

Xhixha ishte një nga të vlerësuarit e Oversport me trofeun lojtari i muajit, kur ai u bë vendimtar në disa ndeshje me Tiranën, ndër të cilat derbi i fazës së parë me dy gola ndaj Partizanit.

Në garë me Xhixhën për këtë trofe ishin edhe Xhuliano Skuka apo kapitenmi i Laçit, Mentor Mazrekaj. Xhixha u largua duke qëndruar në krye të listës së golashënuesve që nga fillimi i sezonit deri më tani dhe do të vijojë aventurën e tij në Azerbajxhan te skuadra e Qarabag/ oversport.tv