Yarmolenko: Nuk duam leje të veçantë për Botërorin, duhet ta meritojmë në fushë

Andryi Yarmolenko, sulmuesi i West Hamit dhe i kombëtares së Ukrainës, ka folur për Sport për kualifikimin në Katar 2022. Me sfidën me Skocinë të shtyrë për në qershor, për shkak të pushimit në Ukrainë, Yarmolenko nuk dëshiron që Ukraina e tij të kualifikohet menjëherë në Botëror pa luajtur ndeshjet “play off”.

“Tani është e vështirë të mendosh për futbollin, por kur të luajmë në “play off” me Skocinë, do të dalim në fushë për të vendosur të gjithë forcën që kemi në trup. Do të jetë e vështirë të japësh 100% pasi shumë të rinj nuk luajnë ose nuk stërviten duke qenë në Ukrainë, disa edhe me një automatik në dorë ose me paketa ndihme humanitare për të ofruar.

Askush nuk mendon për futbollin tani, por kur të kemi mundësi do të japim maksimumin. Kam lexuar diku se duan të na japin mundësinë që të kalojmë direkt në Kupën e Botës, por mendoj se kjo është e gabuar. Kemi duar dhe këmbë për të luajtur në fushën e futbollit. Na ndihmoni ta ndalojmë këtë luftë dhe ne do të dalim në fushë. Kushdo që është më i fortë do të shkojë në Katar”, tha ndër të tjera Yarmolenko. /oversport.tv

Foto: West Ham United, Facebook