Yjet e Serie A që humbën Botërorin “Katar 2022”, mes tyre 3 shqiptarë

Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani janë mungesat e mëdha të Botërorit të Katarit. Faqja e specializuar e transferimeve “transfermarkt” ka bërë një renditje të 10 futbollistëve më të shtrenjtë që nuk do të marrin pjesë në Botërorin e vitit 2022 dhe 3 prej tyre janë shqiptarët e sipërpërmendur.

Berat Gjimshiti është i dyti në listë, vlera e të cilit është 22 milionë euro, ndërsa Rrahmani është i treti me vlerën 16 milionë euro. Në listën e 10 futbollistëve kryesorë është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Ai gjithashtu konsiderohet si një nga yjet e Serisë A që nuk ka prerë dot biletën për në Katar. Vlera e shkodranit është 13 milionë euro.

Të tjerë lojtarë që mungojnë janë Mkhitaryan, Marin, Ilicic, Dzeko dhe Aram Marusic. Shumë të tjerë do të provojnë shanset e tyre nga “Play Off”-i./ oversport.tv