Ylli gjerman plas bombën: Agjenti im është në bisedime me Al Nassr

Al Nassr po kërkon të krijojë një ekip të mbushur me yje. Transferimi i Cristiano Ronaldos mund të mos jetë goditja e vetme e madhe në merkato. Edhe pse jo në nivelin e portugezit, klubi arab kërkon të afrojë në skuadër edhe yllin gjerman Marco Reus.

Mediat gjermane kanë folur shumë ditët e fundit për këtë transferim, por së fundmi konfirmime ka dhënë edhe vetë sulmuesi. Përgjatë një interviste për Sport 1, Reus konfirmoi se agjenti i tij ka pasur kontakte me klubin arab.

“Sigurisht që unë kam menduar për të ardhmen. Më kanë mbetur vetëm 6 muaj kontratë, por nuk jam nervoz. Al Nassr? Agjenti im ka folur me ta. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për momentin është të kap formën time dhe të përqëndrohem te objektivat e ekipit.

Pjesën tjetër do ta diskutojmë më vonë, agjenti im angazhohet shumë për këtë gjë”, u shpreh Marco Reus. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook