Ylli i Juventusit me Covid-19, e njofton Federata Braziliane e Futbollit

Covid-19 prek edhe një tjetër futbollist të Serie A, këtë herë në grumbullim me kombëtaren.

Federata e Brazilit në Futboll ka njoftuar se mbrojtësi Alex Sandro ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Futbollisti i Juventusit është asimptomatik dhe është izoluar. Pasi të kthehet negativ mund të fluturojë drejt Italisë, pasi për momentin është izoluar. / oversport.tv