Ylli i Manchester City me COVID-19, Pep Guardiola e konfirmon

Manchester City nuk do të ketë në dispozicion në ndeshjen e së dielës kundër Everton yllin e skuadrës, Kevin Bruyne.

Mesfushori belg ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe ka munguar në seancën e djeshme stërvitore, pasi u kthye nga grumbullimi me kombëtaren.

Kjo është konfirmuar nga trajneri Pep Guardiola, i cili duhet t’i bëjë llogaritë pa belgun në ndeshjen e fundjavës. / oversport.tv