“Ndonjëherë të marrësh një pozicion është më e rëndësishme se paga e radhës. Jam i nderuar”, ka komentuar kandidaturën e tij për çmimin “Nobel për Paqen” Enes Freedom (emri i lindjes Enes Kanter).
Basketbollisti, që mban nënshtetësinë amerikane që nga viti 2021, ndër vite ka luftuar beteja të shumta si kundërshtar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, që cilin e ka quajtur “Hitlerin e shekullit tonë”.
Gjithashtu ai ka dënuar dhe kritikuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Kinës. Kanter jo vetëm që është propozuar nga një anëtar i parlamentit norvegjez, por edhe 30 fitues të tjerë të çmimit Nobel i kanë shkruar një letër Boston Celtics, që ta merrte sërish në skuadër për “të qëndruar në anën e duhur të historisë”.
Pasi u transferua tek Houston Rockets, Freedom u largua nga klubi pas 4 ditësh dhe tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në Greqi. / Oversport.tv
Foto: Enes FREEDOM Twitter