Ylli i Sassuolos del hapur, kërkon të transferohet te Napoli  

Po negocion prej kohësh me Sassuolon, të cilën e ka njoftuar se dëshiron të nisë një aventurë të re. Bëhet fjalë për Maxime Lopez i cili del hapur dhe vetëkandidohet për t’iu bashkuar kampionëve të Italisë, Napolit për sezonin e ardhshëm.

Këtë gjë e bën përmes “Le Media Carrè” në një intervistë ku në mesazhin e tij duket qartësisht që dëshiron Napolin. Ai shprehet se dëshiron të transferohet në një skuadër të madhe dhe e specifikon nga jugu i Italisë.

“Në Itali ka skuadra të mëdha dhe nëse mund të shkoj te njëra prej tyre do të ishte gjëja më e mirë me mundshme. Më pëlqen shumë një klub nga jugu që më kujton Marsejën”, tha në intervistën e tij Lopez.