Zaccheroni: Titulli? Garë dyshe mes Milanit dhe Interit, kujdes nga Roma

“Interi është skuadra që do të nisë kampionatin më ngadalë, sepse është më ekipi më fizik nga gjithë të tjerët, ndërsa Milani është skuadra që është më gati.

Titulli? Aktualisht duket një luftë mes dy skuadrave të Milanos, ndërkohë mendoj që Roma do të jetë surpriza, madje i shoh verdhekuqtë më mirë se Juventusi”, ka thënë Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Juventus, Milan dhe Inter, 5 ditë para fillimit të kampionatit në një intervistë për “ANSA”.

“Milani është në gjendje të rikonfirmohet, madje mund të bëjë akoma më mirë sepse të rinjtë kanë një vit më shumë eksperiencë. Nuk duhet të humbasin dëshirën për tu përmirësuar dhe për të habitur, gjë që i ndodhi Interit vitin e kaluar.

Allegri nuk vihet në diskutim, por Juventusi, që para se të fitojë duhet të rindërtohet dhe nuk është mësuar me këtë. Nëse arrin këtë gjë, i ka mundësitë për të bërë gjëra të mira”, ka thënë mes të tjerash tekniku i njohur. / Oversport.tv