Zanetti: Kapiten nuk është ai që bërtet më shumë, por ai që jep shembull

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti është ndalur për mediat vendase ku iu kthye edhe njëherë të shkuarës së tij si lojtar zikaltër, shiritin e kapitenit tek Interi dhe vitin e famshëm të tripleës.

Shiriti i kapitenit- “Të jesh kapiten është një përgjegjësi e madhe, para së gjithash sepse u emërova kapiten i Interit në një moshë shumë të re. Kam qenë kapiten i shumë lojtarëve të mëdhenj si Baggio, Ronaldo, Eto’o, Ibrahimovic. Kapiteni nuk është ai që bërtet më shumë, por është ai që bën dallimin me shembull”.

TRIPLETA- “Ishte një vit intensiv, i veçantë, secili prej nesh ndjente se ishim përballë një mundësie të madhe. Jose Mourinho ishte në gjendje të ndërtonte një grup me lojtar të mëdhenj, me personalitete të mëdha. Në dy muajt e fundit ne kemi patur dy ndeshje vendimtare. Ajo kundër Chelsea ishte shumë komplikuar, ndërsa me Barcelonën ishte një finale e parakohshme.

Në fund ishte finalja e vërtetë, ajo në Bernabeu. Si kapiten, unë kisha privilegjin të ngrija Kupën dhe ta merrja me vete në Milano. Është një vit që do të mbetet gjithmonë në historinë e klubit dhe futbollit. Për mua ishte një ëndër që u bë realitet”. /oversport.tv