Zanetti: Liverpooli është skuadër e fortë, por ne jemi Interi

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti ka dhënë mendimin e tij mbi shortin e Champions League. Ai foli gjatë një mbrëmjeje që po organizonte me fondacionin e tij “Pupi”, ku ndër të tjera komentoi edhe gabimin dhe mënyrën si do të përballet Interi.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Ka keqardhje për atë që ndodhi, por është e kotë ta komentojmë sepse tashmë ndodhi. E pamë të gjithë. Ne pranojmë atë që na caktuan. Do të përballemi me një ekip shumë të fortë, me traditë të madhe.

Megjithatë, ne jemi Inter dhe historia jonë nuk është më pak se historia e tyre. Është krenaria që jemi kualifikuar në raundin e dytë. Tani do të kemi kohë dhe mënyra për t’u përgatitur më mirë për ndeshjen kundër anglezëve. Dhe si gjithmonë, detajet do të jenë të rëndësishme”. /oversport.tv