Zanetti: Napoli? Venezia ka nevojë urgjente për pikë

“Tani kemi nevojë urgjente për pikë. Kemi përballë një skuadër të mrekullueshme, të talentuar, por javën e kaluar nga krevati pashë djemtë e mi, që ta shisnin shtrenjtë lëkurën përballë skuadrës që mban vendin e parë në renditje”, ka thënë në prag të sfidës kundër Napolit, trajneri i Venezias, Paolo Zanetti.

Tekniku i lagunarëve është i kënaqur me merkaton e bërë nga klubi: “Ishte një merkato e mirë, u munduam që të afronim lojtarë në bazë të mundësive tona. Në përgjithësi kemi bërë gjëra të mira”.

Zaneti ka thënë diçka edhe për Nanin: “Po e njohim, nuk është e lehtë që të bëhesh lider, kur bashkohesh në mes të sezonit me një skuadër. Ai është një lider nga ana teknike, shtyn shumë përpara, punon shumë dhe është integruar mirë.

Ai është lojtari më cilësor që kemi, që mund të na marrë për dore, ai është kampioni ynë”, ka përfunduar trajneri i Venezias. / Oversport.tv