Zaniolo drejt Tottenhamit, Roma nuk e grumbullon për sfidën ndaj Spezias

Nicolo Zaniolo nuk do të grumbullohet për ndeshjen e së dielës mes Romës dhe Spezias. Lojtari nuk është më pjesë e planeve të klubit, që po kërkon që ta shesë gjatë orëve të ardhshme.

Zaniolo ka gjetur marrëveshjen me Tottenham, por akoma nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve. Anglezët kërkojnë lojtarin në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa verdhekuqtë synojnë një shitje përfundimtare të lojtarit.

Në pritje janë edhe West Ham, Leicester dhe Newcastle, që synojnë të bëjnë të vetin “xhevahirin” e Romës. / Oversport.tv