Zaniolo nuk është i pashitshëm, nëse vjen oferta e duhur Roma nis tratativat

Sipas asaj që thonë burime pranë “Sky Sport”, Roma nuk e konsideron të pashitshëm Nicolò Zaniolon.

Klubi verdhekuq është i gatshëm që të nisë tratativat me palët e interesuar (edhe me Juventusin që është kandidatja kryesore për të blerë talentin italian) nëse vjen oferta e duhur.

Klubi kryeqytetas është i gatshëm të nisë bisedimet nëse ofertat nisin nga të paktën 50 milionë euro dhe refuzojnë të ulen në tavolinën e bisedimeve për një shifër më të ulët. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Facebook