Nicolo Zaniolo është kapur mat nga Anna Falchi. Këtë radhë nuk flitet për çështje gossip. Mesfushori i Romës duke dalë nga fusha, pasi humbi derbin, replikon me tifozët laciale dhe i ofendon, duke u treguar gishtin e mesit dhe duke prekur organet gjenitale.
Në tribunë në derbi ishte dhe aktorja e famshme, një tifoze e thekur e bardhekaltërve, që e ka filmuar skenën dhe e ka postuar në Instagram:
“Po filmoja fushën në fund të derbit…Kjo është përgjigjja e Zaniolos për tifozët lacialë!”-shkruan Anna Falchi.
Tashmë mesfushori verdhekuq mund të rrezikojë një skualifikim. Roberto Mancini, pasi u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Milanit në fund të derbit në vitin 2016, u skualifikuar për një javë, por në atë rast në dënimin e teknikut të Interit, ndikoi edhe shpërthimi në kritika ndaj arbitrit. / Oversport.tv