Zappacosta: Askush nuk të dhuron gjë, s’ishte Atalanta e zakonshme

Atalanta u mposht nga Sassuolo sot dhe mbrojtësi Davide Zappacosta foli hapur për faqen zyrtare të klubit nga Bergamo.

“Nuk ishte Atalanta e zakonshme, kishim pak personalitet. Në Serie A nuk të dhuron kush asgjë nëse nuk je agresiv dhe nuk ke karakter”.

“Renditja? Nuk i kam parë rezultatet e të tjerëve, pasi mendojmë për veten. Renditja është ajo që është, duhet të mendojmë të ndryshojmë marshin në këto finale të mbetura”.

“Europa League? Duhet të jetë një Atalantë tjetër, nuk mund të mungojë intensiteti. Duhet të jemi të këqij. Mendoj se kjo është baza”, tha Zappacosta. / oversport.tv