Zbardhen bisedat mes drejtuesve të Barcelonës: Messi, një mi kanalesh!

Sulme të ashpra dhe ofendime të rënda janë drejtuar ndaj Lionel Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës. Disa biseda të përgjuara nga policia spanjolle dhe që janë publikuar nga “Sport”, të ndodhura në fillim të vitit 2021, kur argjentinasi ishte në muajt e fundit të kontratës me klubin blaugrana.

7-herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “mi kanalesh”, “xhuxh” dhe akuzohet se ka instaluar një diktaturë brenda klubit sa i përket transferimeve dhe rinovimeve të lojtarëve.

Protagonistë të bisedave në “WhatsApp” janë ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, ish-administratori i deleguar Òscar Grau, drejtori financiar Pancho Schroder dhe disa drejtues të tjerë të klubit.

Më elokuenti nga të gjithë është Román Gómez Ponti, në atë kohë shefi i shërbimeve ligjore te Barcelona.

Në ditët që “El Mundo” publikoi detajet e kontratës së Messit, janë shkëmbyer këto mesazhe në grup: “Barto, vërtet, nuk mund të jesh ka q i sjellshëm me këtë mi halesh-, shkruan Ponti për ish-presidentin-. Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai ka vendosur diktaturë në blerje, transferime, rinovime, sponsor…vetëm për vete”. / Oversport.tv