Zbulohen 4 çifte në Kupën e Shqipërisë, derbi i kryeqytetit në turin e dytë?

12 ndeshje të zhvilluara sot në Kupën e Shqipërisë dhe asnjë surprizë. Sipas formulës së këtij kompeticioni, janë përcaktuar edhe 4 çiftet e para për turin e dytë dhe nesër do të zbardhen edhe gjysma tjetër.

Kështu në grupin është konfirmuar Korabi-Teuta, ndërsa rrezikohet edhe një derbi mes Tiranës dhe Dinamos nëse blutë përmbysin humbjen e parë kundër Erzenit.

Në grupin B vetëm Laçi pret konfirmimin e Tomorit si rival, pasi beratasit e kanë mposhtur Lushnjën ndeshjen e parë 3-0. Pogradeci-Vllaznia, Kastrioti-Flamurtari dhe Kukësi-Egnatia janë çiftet e tjera.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A
Korabi-Teuta
Partizani-Besëlidhja/Burreli
Tirana-Dinamo/Erzeni
Skënderbeu-Bylisi/Oriku

GRUPI B
Pogradeci-Vllaznia
Laçi-Tomori/Lushnja
Kastrioti-Flamurtari
Kukësi-Egnatia

/ oversport.tv