Zbulohen lojtarët e izoluar te Gjermania, Flik humbet edhe 2 të tjerë

Niklas Sule është lojtari i kombëtares i kombëtares gjermane, që ka rezultuar pozitiv me covid 19 pas testeve të kryera. Lojtari ishte i vaksinuar dhe aktualisht është asiptomatik.

Mbrojtësi i Bayernit është izoluar së bashku me 4 shokë të tjerë të ekipit. Ata janë Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Jamal Musial dhe Karim Adeyemi.

“Numri i rasteve të reja me Coronavirus po rritet në nivel kombëtar dhe ndonëse na mërzit ky lajm në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese, shëndeti vjen i pari: prandaj do të respektojmë masat anti-covid”, ka thënë drejtori i skuadrave kombëtare të Gjermanisë, Oliver Bierhoff.

Ndërkohë në stërvitjen e fundit kanë shfaqur shqetësime muskulore Florian Wirtz dhe Nico Schlotterbeck të cilët janë larguar nga grumbullimi.

Trajneri Hansi Flick ka thërritur Ridle Baku, Maximilian Arnold dhe Kevin Volland për të zëvendësuar këta dy lojtarë. /Oversport.tv