Zbulohet fjalimi i Laportës para lojtarëve: Më keni zhgënjyer

Në 29 prillin e këtij viti Barcelona kishte shansin që të merrte kreun e La Ligës dhe mund të rezultonte vendimtar për fatin e kampionatit të kaluar. Vinte nga 17 ndeshje duke fituar dhe ishte shndërruar favoritja kryesore për të marrë titulin kampion. Gjithçka shkonte sipas parashikimeve sepse katalanasit u futën në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë me avantazhin kundër Granadës, me golin e shënuar nga Leo Mesi.

Por pjesa e dytë ishte një katastrofë për ekipin blaugrana. Nuk po dilte sot në sulm pavarësisht aktivizimeve të Dembele dhe Pedrit. Dy gabime në mbrojtje kushtuan shtrenjtë dhe i dhanë triumfin Granadës. Në atë ndeshje titulli iku nga duart. Presidenti Laporta u zhgënjye shumë dhe shkoi në dhomat e zhveshjes: Më mërzitët shumë. Kështu nuk mund ta dorëzojmë titullin kampion. Ishim duke fituar dhe e humbëm këtë ndeshje.

Lojtarët ishin të mërzitur për humbjen, por mbi të gjitha edhe për fjalët e presidentit, i cili këtë herë u tregua i ashpër me ta. Laporta kishte shansin e artë që ta niste rrugëtimin e dytë si president i Barcelonës me një trofe, por ekipi i Koemanit kishte bërë shumë gabime gjatë sezonit.