Zbulohet prapaskena, Barcelona tentoi tre herë për të afruar Fabian Ruiz

Me shumë mundësi do të jetë vera e rikthimit të mesfushorit Fabian Ruiz në Spanjë. Futbollisti spanjoll nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën me Napolin që skadon në qershor 2023, pikërisht sepse synimi i tij është të kthehet në La Liga.

Një arsye e madhe për këtë zgjedhje vjen edhe nga fakti se tre gjigantët spanjoll janë të interesuar për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelona.

Ndërkohë gazeta katalanase “Mundo Deportivo” ka zbuluar disa prapaskena të merkatos në vitet e fundit. Barcelona ka tentuar gjatë viteve të fundit tre herë për të afruar mesfushorin e Napolit. Hera e parë ka qenë gjatë verës së vitit 2018 kur Valverde shikonte te lojtari përforcimin ideal.

Megjithatë, gjithçka u ndalua nga kërkesat e larta që Aurelio De Laurentiis kishte për lojtarin. Ai kërkoi rreth 80 milionë euro, një shifër që Barcelonës iu duk shumë e larte.

Po e njëjta kërkesë erdhi edhe vitin tjetër kur në drejtim ishte Quique Setien, ish-trajneri i tij te Betis ku katalanasit i konsideruan shumë të larta kërkesat e Napolit.

Ndërkohë, verën e kaluar, Napoli uli kërkesat në 60 milionë euro, por Ronald Koeman nuk e kishte Fabian Ruiz objektivin kryesor duke mos e lejuar klubin të shpenzonte atë shifër. /oversport.tv

Foto: Fabian Ruiz Twitter