Zejnullai: E shoh veten tek Egnatia, Tetova apo Duro? Tetova

Mesfushori i Egnatias, Arbin Zejnullai, ka folur për Oversport dhe Tibo pas fitimit të Kupës së Shqipërisë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur sepse është hera e parë që Egnatia merr një trofe. Normalisht ishte një finale dhe një finale nuk është aspak e lehtë. Me durim ne arritëm të merrnim një fitore. Më shumë më pëlqen të jem më afër portës, por mund t’i bëj të tre rolet në mesfushë.

Tetova apo Duro? Tetova. Veten e shoh tek Egnatia pasi kam një kontratë për dy sezone. Edhe bashkë lojtarët e mi më thonë që nuk jam një lojtar agresiv, por kam më shumë kartonë nga të gjithë. Këtë Kupë ia dedikoj familjes sime.” – u shpreh Zejnullai. /oversport.tv