Zekic e nis me fitore, Partizani mposht Strugën në miqësore

Prej 18 qershorit skuadra e Partizanit është spostuar në Pogradec ku nën drejtimin e teknikut Zoran Zekiç, po zhvillon një fazë përgatitore në prag të sfidës kundër Bate Borisov në Champions League.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

“Demat” kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Strugën e Shpëtim Duros në miqësoren e parë të kësaj vere. / Oversport.tv