Zenit-Juventus, flet legjenda e Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero

Pas fitores që ekipi i Juventusit ka arritur kundër Zenit me rezultatin 1-0, ka reaguar edhe kapiteni legjendar i Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero. Ai foli për Sky mbi faktin se Juventus nuk po pëson më shumë gola dhe rëndësinë e ndeshjes.

“Të mos pësosh një gol për të fituar është një rregull i vjetër, por gjithmonë i rëndësishëm, ai i jep qetësi fazës mbrojtëse, jep paqe mendore”, tha ish-numri 10 i Juventus.

Më pas ai shtoi: “Juventusi ka talent përpara dhe ata mund të shënojnë të paktën një gol. Është matematikë e thjeshtë, nëse herët a vonë shënojnë një gol dhe nuk pësojnë, është shumë më e lehtë të fitosh ndeshje.” /oversport.tv