Zënka me Luiz Felipe, Correa reagon dhe u kërkon falje tifozëve

Joaquin Correa ka reagur pas ngjarjes së ndodhur në fundin e takimit ku pati një zënkë me mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe.

Mbrojtësi Brazilian u hodh në krahët e sulmuesit të Interit për të festuar fitoren e ekipit të tij por diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Correas, i cili iu kthye atij në mënyrë agresive.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Correa ka kërkuar falje për ngjarjen e ndodhur.

Ai e konsideroi veprimin e tij dhe të Felipe si diçka të gabuar pasi për tifozët ishte një shembull i keq. Më pas ai kishte edhe një mesazh për shokët e skuadrës duke kërkuar që të kthejnë faqe dhe ta lënë pas ndeshjen e djeshme.

Më parë ka reaguar edhe Luiz Felipe i cili e konsideroi gjestin si një shaka ndaj mikut të tij. Në fjalët e tij, braziliani tha se nuk donte të mërziste Correa dhe se ishte një veprim jo i mirë menduar. /oversport.tv