Zënkë mes trajnerëve pas Napoli-Juve, Spalletti-Allegrit: Mos më bëj moral

Napoli-Juventus, një sfidë plot emicione në fushë dhe shumë nervozizëm jashtë saj, madje ka patur edhe një debat mes dy trajnerëve Allegri dhe Spalletti në përfundim të takimit.

Ka patur një përballje kokë më kokë mes dy teknikëve në hyrje të sallës së konferencave për shtyp. Tekniku i Juventusit po ankohej për sjelljen e Spallettit gjatë ndeshjes, duke e përmbledhur me “bëri shumë rrëmujë” me arbitrin.

Menjëherë është përgjigjur tekniku i Napolit: “Është hera e parë që fitoj kundër teje dhe më vjen e më bën moral”.

Spalletti jep këndvështrimin e tij për këtë çështje më pas: “Kjo gjë nuk mund të durohet, më thoni çfarë bëra, sepse vërtet nuk durohet. Nuk prisja të debatoja, doja ta përshëndesja. E kërkova në dhomat e zhveshjes, ai nuk donte të më përshëndeste. Nuk i kam thënë kurrë asgjë. Gjithmonë kam humbur përballë tij, një herë që fitoj vjen e më bën moral”-ka përfunduar trajneri i Napolit./Oversport.tv