Zëvendësimi ndaj Fiores e tërboi, çfarë i tha Lorenzo Insigne trajnerit Spalleti

Napoli fitoi përballë Fiorentinës me përmbysje 2-1 në stadiumin “Artemio Franchi”, në sfidën e javës së 7-të të Serie A që u transmetua si zakonisht në Oversport.

Lozano dhe Rrahmani ishin protagonistët e kësaj sfide që dhuroi emocione të shumta dhe momente pikante, ku përmendet dhe zëvendësimi i papritur i Insigne nga trajneri Spalleti.

Anësori italian doli nga fusha e lojës në minutën e 70-të, për t’i lënë vend Demme. Mimika e tij shprehu qartë pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të Napoli.

Sipas CalcioNapoli4, Insigne mësohet t’i ketë thënë teknikut: “Kisha më shumë energji për të luajtur”.

Sulmuesi insistoi se nuk ishte i lodhur për të vazhduar deri në fund të ndeshjes. Ai humbi penalltinë në pjesën e parë, por Lozano ishte aty në zonë për të korrigjuar gabimin e tij./ Oversport.tv