Zëvendësuesi i Immobile, Tare nis bisedimet për sulmuesin italian

Mungon vetëm zyrtarizimi për largimin e Vedat Muriqit nga Lazio dhe transferimin e tij te klubi spanjoll i Mallorcas. Megjithatë, Igli Tare ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit shqiptar.

Tekniku i Lazios, Sarri ka kërkuar një sulmues që do të jetë në dispozicion të tij për të zëvendësuar Ciro Immobile. Sipas mediave italiane, emri më i ri për të zëvendësuar Immobile është Mattia Destro.

Kështu, Tare është duke tentuar një afrim në minutat e fundit të këtij sesioni merkatoje. Të dyja klubet kanë filluar diskutimet dhe shumë shpejt pritet që gjithçka të përfundojë. Ndërkohë, tratativa për Miranchuk ka dështuar pasi Atalanta ka refuzuar ofertën e kryeqytetasve. /oversport.tv