Sezoni i dobët i Divock Origit dhe Ante Rebic ka bërë që te Milani të kërkojnë një sulmues që do të zëvendësojë Olivier Giroud. Emrat që kanë qarkulluar më së shumti në media kohët e fundit kanë qenë ata të Alvaro Moratës dhe Gianluca Scamaccas, por në “pole position” duket se është një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos i cili është gjithashtu në kërkim të një aventure të re. Klubi portugez kërkon rreth 20 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, një shifër që për momentin i ka stepur kuqezinjtë, por nuk është e paarritshme.
Milani po fiton kohë, për të studiuar edhe emra të tjerë, por për momentin Taremi duket më afër nga të gjithë, duke parë që West Ham nuk po lejon Scamaccan të largohet në huazim.
Një tjetër çështje që po e pengon Milanin të procedojë për Taremi është fakti se me transferimin e tij do të bllokonte vendin e fundit të lirë për një ekstrakomunitarë. Me këtë lëvizje do t’i thoshte lamtumirë objektivit Chukwueze. /oversport.tv