Zëvendësuesi i Perisic, alternativa e Interit kushton 20 milionë euro

Ramy Bensebaini është një nga emrat për të cilin Interi po reflekton thellë prej disa javësh. Anësori i Borussia Moenchenglabdach është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e zikaltërve si zëvendësuesi i mundshëm i Ivan Perisic, i cili vazhdon të kërkojë një pagë të lartë për të rinovuar kontratën që skadon në qershor.

Ai konsiderohet si profili ideal për zikaltërit dhe ndodhet në kulmin e pjekurisë së futbollit, por ende me hapësirë ​​për rritje. Kjo është arsyeja pse Ramy mund të jetë profili i duhur për Simone Inzaghi sipas drejtuesve të Interit.

Sipas Calciomercato.com ka pasur disa kontakte në ditët e fundit me Borussia Moenchenglabdach e cila e vlerëson lojtarin, rreth 20 milionë euro. Zikaltrit po negociojnë në rast se klubi gjerman mund ta huazojë Bensebainin, pasi Marotta dhe Ausilio nuk duan të kapen të papërgatitur nëse Kolarov dhe Perisic nuk largohen nga zikaltrit. /oversport.tv