Zhang: Jam i lumtur, këtë fitore ua dedikoj të gjithë tifozëve të Interit

Edhe presidenti Steven Zhang zbriti në fushën e “San Siros” për të festuar fitimin e Superkupës së Italisë nga Interi në finalen kundër Juventusit.

Presidenti zikaltër ka festuar titullin e tij të dytë së bashku me të gjithë drejtuesit e tjerë, zëvendës-presidentin Javier Zanetti dhe dy administratorët Giuseppe Marotta dhe Alessandro Antonello.

“Është një moment special për të gjithë ne. Jemi shumë të lumtur. Skuadra luajti shumë mirë, jemi të parët në kampionat. Ky trofe është frut i një punë të madhe të bërë nga të gjithë, trajneri dhe lojtarët.

Është një fitore që na jep shpresë, shumë energji për të ardhmen dhe vjen falë punës së bërë në këto 6 vite së bashku. Këtë fitore ua dedikoj të gjithë tifozëve të Interit, por drejtuesve dhe punonjësve të klubit. Janë ata që çojnë përpara këtë projekt”, ka thënë Zhang pas fitimit të Superkupës për Inter TV. / Oversport.tv