Zhang mban premtimin, zbulohet shifra e premios pas Superkupës së fituar

Fitimi i Superkupës nga ana e Interit ka treguar edhe më shumë forcën që ka ekipin në drejtimin e Simone Inzaghit. Zikaltrit mposhtën Juventusin 2-1, ndërkohë që pas ndeshjes tekniku italian tha se presidenti i tyre i kishte premtuar një premio në rast se ngrinin në qiell trofeun.

Një premtim ky i mbajtur nga Steven Zhang. Sipas asaj që raporton Il Corriere della Sera, presidenti zikaltër i ka bërë me dije skuadrës edhe premion që do të marrin.

Bëhet fjalë për një shumë prej 500 mijë eurosh. Shuma do të ndahet mes të gjithë anëtarëve të skuadrës. /oversport.tv