Zhang: Nuk e imagjinonim dot finalen e Championsit, jemi gati për Cityn

Interi arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm duke mposhtur Atalantën në javën e parafundit të Serie A. në përfundimin e këtij takimi, presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, ka folur për mediat.

“Në fillim të sezonit, sikur të më kishin thënë se do të shkonim në finale të Champions League nuk do ta kisha imagjinuar. Ne jemi gati në zemrat tona për këtë ndeshje.

Më në fund, pas fitores së djeshme ne mund të fillojmë të përgatitemi mendërisht për të shkuar në Stamboll dhe të jemi gati. Jam i sigurt se lojtarët tanë janë gati dhe të përqendruar.” – u shpreh Zhang.

Manchester City dhe Inter do të përballen me njëri-tjetrin më datë 10 qershor në Stamboll për finalen e madhe të Champions League. /oversport.tv